Connect with us

Lajme

Hoxhallarë të caktuar në Shkup keqpërdorën hutben e xhumasë, bënë thirrje për t’u votuar partitë në pushtet

Publikuar

Falja e namazit të xhumasë kësaj herë nuk ishte e zakontë. Në prag të zgjedhjeve lokale disa nga hoxhallarët shfrytëzuan hudbetë e xhuamsë për të bërë fjalime politike dhe thirrje për të votuar kandidatë të caktuar, kryesisht të partive në pushtet, BDI-së dhe LSDM-së.

Reagime të shumta pati nga qytetarët në rrjetet sociale, duke kërkuar që hoxhallarët ta bëjnë punën e tyre dhe xhematin mos ta shndërrojnë në elektorat.

Edhe në Butel është denoncuar se imami i xhamisë ka bërë thirje që të votohet Velimir Smilevski kandidati i LSDM-së për këtë komunë.

Akoma nuk ka reagim nga BFI.

NA NDIQ NË FACEBOOK