Connect with us

Lajme

Helmimi masiv, qytetarët e Krujës në protestë: Të dorëhiqet kryebashkiaku dhe drejtori i Ujësjellësit

Publikuar

Helmimi i mbi 600 qytetarëve të Krujës nga uji i pijshëm, ka mbledhur këta të fundit para Bashkisë së këtij qyteti. Dhjetëra qytetarë po protestojnë para këtij institucioni në lidhje me situatën e shkaktuar si pasojë e ujit që konsumojnë, i cili nga analizat e deritanishme rezultoi se kishte përmbajtje amoniaku si dhe me bakterin enterokok.

Qytetarët njëzëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Artur Bushi si dhe drejtorin e Ujësjellësit.

“I gjithë populli i Krujës e di se nga janë marrë ato tuba të ujësjellësit, pasi janë marrë nga tubat e naftës në Ballsh. Kërkojmë që të merrem masa. Uji i ri erdhi me ngjyrë. Ndaj e hoqën atë ujin e ri”, tha një prej protestuesve.

Sipas qytetarëve, ujësjellësi ka vendosur tuba të përdorur, të marrë në Ballsh dhe Bulqizë.

Aktualisht uji që shkon në banesa te qytetarëve është i pakonsumueshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK