Shqipëri
Hakmarrje se mori pjesë në Foltore : Ikën Luan Baçi ja kush e zëvendëson si Kryetar i PD Fier

Kreu i PD Lulëzim Basha komandon në krye të degës së PD Fier ish kreu e Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj.
Kapllanaj është shprehur për Abc News se komandimi i tij në krye të demokrateve të Fierit ka ardhur pasi ish kreu i mëparshëm i PD Fier Luan Baçi ka bërë dorëheqjen dhe është deputet i PD.
Komandimi i Kapllanaj është argumentuar në bazë të statutit të kësaj partie dhe do të vijojë deri në zgjedhjet e reja në PD sipas parimit një anëtar një votë.
Kujtojmë se Luan Baçi ka dalë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht është duke bërë një “tur” të “Foltoreve” nëpër Shqipëri me synimin për t’i kthyer sovranitetin, siç është shprehur ai, Partisë Demokratike.
















