Connect with us

Shqipëri

Grida Duma del kundër kthimit të Berishës si KRYETAR: Kemi Bashën, i cili kujdeset për marrëdhënie të mira me SHBA

Publikuar

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar sot se forcimi i marëdhënieve të PD me SHBA është një arritje për hapat që duhet të ndjekë kjo parti.

Për deputeten Duma shqetësim mbetet baza e demokratëve për shkak të lidhjeve personale që kanë pasur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Në arenën e kredibilitetit të rëndësishëm të rrugës së suksesit. Forcimi i kushteve për të arritur rezultat, forcimi i marrëdhënieve me SHBA është arritje. PD bashkë me zhvillimin e vendit nisi të zhvillojë edhe mendësinë duke i dhënë transparencë mbi historinë e Shqipërisë. Ritheksimi i rolit të shtetit sovran është si pasojë e partneritetit tonë me SHBA.

Ka pasur momente ulje ngritjes në këto marrëdhënie. Ajo që duhet thënë është që avantazhi më i madh është ky. Forcimi i marrëdhënieve me SHBA është parakusht i suksesit. Shqetësimi sot është baza e demokratëve të cilët kanë me legjitimitet të plotë emocional dhe racional herë pas here. Demokratët në këto momente kanë një lloj përjetimi traume për shkak të lidhjeve personale. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe kuptoj se çfarë ndodh”, u shpreh Duma.

Sipas saj demokratët që marrin pjesë në foltoret e Berishës, janë të nxitur nga emocionet dhe jo me strategji.

E pyetur në “ABC News” se si do të sillej në rast se Berisha do të vinte në krye të PD, Duma deklaroi se lidershipi i PD-së ka përgjegjësinë e qartësisë dhe mungesës së përçarjes.

“Unë i njoh mirë sondazhet dhe i njoh mirë se si bëhen. Asnjë nga sondazhet që janë bërë për PD nuk hyjnë te sondazhet reale. Nuk tregojnë asgjë për demokratët. Ajo që shoh është një grupim njerëzish që Sali Berisha do e kishte. Asnjëri nga nuk mendonte ndryshe. Do ketë njerëz që e lidhin me individin qenësinë e tyre në një parti të caktuar. Kjo nuk do të thotë se ata janë aty me strategji, por me emocione. Grida Duma ka qenë në PD kur ka qenë Berisha. Nuk kam një këndvështrim personal mbi këtë çështje. Sot gjendem në një pjesë të hierarkisë së PD. Kontributi dhe pesha politike është një gjë. Unë besoj se sot lidershipi i PD ka përgjegjësinë e dy gjërave, qartësisë dhe mungesës së përçarjes. Mendoj se demokratëve u është bërë e qartë situata. Do vijojë të bëhet e qartë që vendimi i Bashës është marrë mbi vendimin e SHBA. Unë mendoj se Basha po bën një gjë të arsyeshme. Basha nuk flet në asnjë moment për një veprim se Noka dhe disa të tjerë kanë thënë mendimin e tyre. Ata e kanë thënë mendimin e tyre në çdo mbledhje”, u shpreh deputetja Grida Duma.

Advertisement
Lajme33 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni1 hour ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni1 hour ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni2 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë3 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni3 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Arrestohet në Prishtinë reperi Mossi

NA NDIQ NË FACEBOOK