Bota
Greqia nuk gjen qetësi, tërmet 6.2 rihter në Kretë

GREQI- Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter ndodhi në një zonë detare në juglindje të ishullit të Kretës në Greqi.
Sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros.
Thellësia fokale vlerësohet në pesë kilometra. Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale
Përtej Kretës, tërmeti u ndje në Rodos./dosja/






















