Connect with us

Sport

Granit Begolli jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Vëllaznimi

Publikuar

Granit Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te klubi i futbollit, Vëllaznimi.

Kjo është bërë e ditur nga vet Begolli, përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Ai falënderoi qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe tifozët për mbështetjen.

“Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falënderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate”, thuhet në njoftimin e Begollit.

Ekipi gjakovar është lider në Ligën e Parë, Grupi A.

NA NDIQ NË FACEBOOK