Sport
Gjermania mposht bindshëm Maqedoninë e Veriut, kualifikohet në botëror

Gjermania e ka zënë tashmë një vend në kampionatin botëror “Qatar 2022”.
Sonte ata mposhtën bindshëm me rezultat 4:0 Maqedoninë e Veriut.
45 minutat e para u mbyllën pa gola, kurse e dyta i solli katër sosh.
Në minutën e 50-të shënoi Timo Werner.
Në minutën e 70-të Timo Werner realizoi pas asistimit të Muller, kurse katër minuta më vonë Werner realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për mysafirët.
E vulën takimit ia dha Musiala shënoi për 0:4, i cili ishte edhe epilogu i kësaj sfide.
Me këtë fitore, Gjermania shkon në kuotën e 21 pikëve.




















