Sport
Gjeorgjievski refuzon të gjitha ofertat për KB ALBES

Klubi i Basketbollist ALBES ka arritur që disa ditë para fillimit të kampionatit të sjellë në radhët e veta një mega përforcim me emrin e Alek Gjeorgiievski.
Gjeorgjievski pas një viti që kaloi në ekipin e Partizan V.S, këtë vit ishte pjesë e përgatitjeve edhe tek skuadra në Ligën e Parë Pelister.
“Në adresë të Gjeorgjievskit kishin arritur edhe shumë oferta tjera nga Liga e Dytë, por Alek i besoi fjalës së dhënë të KB ALBES për të ndërtuar një skuadër respektabile. Alek luan në pozitën një, dhe njihet si basketbollist i cili për mrekulli zotëron topin në pronësi, por njihet edhe për depërtimet e tija të shpejta në zonën e kundërshtarit”, thuhet nga KB ALBES






















