Connect with us

Lajme

Maqedonia e Veriut do të përballet me mungesë të rrymës

Published

on

Në bazë të analizave të bëra në Komisionin për shpallje të krizës energjetike, është konstatuar se në vend nuk do të shpallet krizë energjetike. Këtë e deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit që realizoi me Kompanitë energjetike në lidhje me gjendjen aktuale për energjinë elektrike. Bekteshi njoftoi se gjendja është stabile dhe se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla, por se si do të jetë situate pas përfundimit të këtij viti nuk dihet.

 “Thirra të gjitha kompanitë energjetike, përfshirë këtu edhe prodhuesin e energjisë elektrike në RMV, operatorin e transmetimit, njëkohësisht edhe distributorin dhe Komisionin Rregullatorë për Energjetikë. Biseduam rreth gjendjes aktuale, projeksioneve dhe analizave për javët dhe muajt në vijim dhe konstatim i përbashkët ishte se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Por lideri i opozitës Hristian Mickoski thotë se gjendja është alarmante. Sipas tij qeveria vjedh tenderë dhe rrymë nga operatorët e shteteve fqinjë. 

 “Për fat të keq ne nuk kemi të siguruara resurse dhe mendoj se së shpejti do të kthehemi sikurse përpara 40-50 vitet, kur për fat të keq në Maqedoni amvisëritë përballeshin me mungesë të energjisë elektrike, mungesë të rrymës dhe janë sjellë restriksione”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Gjendje krize sipas dekretit që del nga Ligji për energjetikë, mund të sillet nga ana e komisionit me të cilën udhëheq Ministria e Ekonomisë, të cilët duhet t’i rekomandojnë Qeverisë dhe e njëjta ta shpall./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK