Connect with us

Lajme

FOTO/ Me tepsi, lugë e tenxhere. Çfarë nuk u pa nga protesta qytetare poshtë zyrës së Ramës

Publikuar

më

Disa qindra qytetarë protestuan sot kundër rritjes së çmimeve, në protestën e dytë të thirrur në Tiranë, ngashoqëria civile.

Me pankarta në duar, por edhe me sende simbolike si tepsi, lugë apo garuzhde qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të reflektojë për uljen e çmimeve.

“Ulni taksat, ulni çmimet”, ishin thirrjet që protestuesit i drejtonin Edi Ramës. Protestës iu bashkuan figura të njohura të humorit, që i drejtuan një thirrje kolegëve të tzre të dilnin të protestonin, pasi nuk do të humbnin ndjekësit në rrjetet sociale.

Organizatori i kësaj proteste, Adriatik Lapaj tha se qëndresa do të vazhdojë derisa të merren masa nga ana e kryeministrit Rama.

Ai tha qytetarët do të zbresin sërish në shesh deri sa të fitojnë betejën për mosrritjen e çmimeve.

NA NDIQ NË FACEBOOK