Shqipëri
Flet ish ministri Besnik Mustafaj/ Parashikon fundin e përplasjes Berisha – Basha

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj parashikon se beteja mes ish kryeministrit Sali Berishës dhe kryedemokratit Lulzim Bashës do të përfundojë në dyert e gjykatës.
I ftuar në emisionin “Log.” me Endri Xhafon, Mustafaj tha se ndryshimet që mund të bëhen për statutin dhe kryetarin do të shkojnë në gjykatë për zgjidhje.
“Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai.
















