Connect with us

Tech & Auto

Fituesja e Nobel e kritikon Facebook-un për përhapje të urrejtjes dhe dezinformimit

Published

on

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen,Maria Ressa, e ka kritikuar Facebook-un duke thënë se është duke u bërë kërcënim për demokracinë. Sipas saj, ky rrjet social nuk është duke arritur ta ndalojë përhapjen e urrejtjes dhe dezinformimit dhe është “i njëanshëm ndaj fakteve”.

Drejtuesja e mediumit “Rappler” në Filipine ka thënë se algoritmet e Facebook ” i japin përparësi përhapjes së gënjeshtrave të mbushura me zemërim dhe urrejtje mbi faktet”.

“Facebook është bërë shpërndarësi më i madh i lajmeve në botë dhe megjithatë është i njëanshëm kundër fakteve, është i njëanshëm kundër gazetarisë”,ka thënë Ressa.

Ndërsa një zëdhënës i Facebook ka deklaruar se ata vazhdimisht investojnë që t’i largojnë dhe zvogëlojnë gjërat që janë të dëmshme.

“Ne besojmë në lirinë e shtypit dhe mbështesim organizatat e lajmeve dhe gazetarët në të gjithë botën derisa ata vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme”, shtoi zëdhënësi, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com