Connect with us

Sport

Fitorja e tretë radhazi për Yllin, mposht Rahovecin

Publikuar

më

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 89:77 (19:17, 25:21, 23:23, 22:16), në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 15:4, por më pas rikthehen “Vreshtarët”, duke afruar rezultatin në 19:17, sa përfundoi çereku i parë.

Periudha e dytë ishte më e barabartë dhe me rikthime në rezultat, por në fund të kësaj therandasit sërish shkëputen 39:32, ndërsa pjesa e parë përfundoi 44:38.

Edhe perioda e tretë ishte shumë e niveluar, por sërish në fund të kësaj pjese Ylli krijon distancë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:61.

Në 10 minutat e fundit, Ylli ruajti epërsinë, madje e thelloi edhe më shumë për të triumfuar 89:77, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës përcjell Klankosova.tv.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Barret Benson me 22 pikë e 14 kërcime, Brandon Radolph me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Erjon Kastrati me 17 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, kurse te Rahoveci u dallua Milik Yarbough me 28 pikë e pesë kërcime.

Ylli ka tri fitore dhe tri humbje, kurse Rahoveci një fitore dhe pesë humbje.

Maqedoni40 minutes ago

„ALTA banka“ nën llupën e Kuvendit: Deputetët kërkojnë përgjigje për administrimin dhe përgjegjësinë e institucioneve

Maqedoni49 minutes ago

Hoxha, Bozhinovska dhe Siljanovska-Davkova në Antalia në konferencën për ndryshimet klimatike

Maqedoni60 minutes ago

Tufa qensh në rrugët e Shkupit, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve

Shqipëri1 hour ago

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

SKENA2 hours ago

Parashqevi Simaku rikthehet me një mesazh emocionues për shqiptarët

Maqedoni4 hours ago

Provimi i jurisprudencës përfundon në Komisionin e Venecias, Qeveria kërkon mendim urgjent!

Shqipëri5 hours ago

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Lajme6 hours ago

Lajm i mirë: Sigurohet financimi për betejën në Apel për ish-krerët e UÇK-së

Maqedoni7 hours ago

Kujdes shoferë! Kamera edhe në Bllacë, policia do t’ju regjistrojë shkeljet edhe gjatë lëvizjes!

Shqipëri7 hours ago

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

Lajme8 hours ago

Për 18 ditë nuk ia ktheu asnjë fjalë OVL UÇK për Ligjin e Speciales, Vlora Çitaku në debat televiziv zbulon se kur kthehet ligji prapë në Kuvend

Maqedoni9 hours ago

Lloga: VMRO-VLEN hoqën nga Kuvendi provimin 100% në shqip, tani krenohen me zgjidhjen 70/30

NA NDIQ NË FACEBOOK