Lajme
Falë zjarrfikësve dhe qytetarëve u parandalua përhapja e zjarrit

Kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka dalë në terren pas shpërthimit të zjarrit në parkun e Qytetit afër stadiumit. Ai falenderoi zjarrfikësit për intervenimin e shpejtë duke mos lejuar që të përhapet zjarri.
“Zjarri plotësishtë është i lokalizuar, ashtu edhe siç mund të shihet. Bëhet fjalë për material i cili lehtë ndizet. Këto objekte janë të vjetra 50 vjeçare”, tha Shilegov.
Kujtojmë se zjarri në parkun e qytetit shpertheu këtë pasdite rreth orës 16. Pesë kamion zjarrfikësish u aktivizuan për ta shuar zjarrin dhe për të mbrojtur objektet që ishin afër.

















