Lajme
Erion Veliaj, i ofendon rëndë shqiptarët e Shkupit!

Gjatë katër viteve të kaluara s’i mysafir i kryetarit aktual të Shkupit, Petre Shilegov, disa herë ka qenë homologu i tij nga Tirana, Erion Veliaj. Realisht binjakëzimi mes Tiranës dhe Shkupit, ka ndodhur qysh në kohën e Koce Trajanovskit. Por, lajmi i fundit i publikuar nga LSDM-së, ku Erion Veliaj (kryetari i bashkisë së Tiranës), apelon drejtëpërdrejtë që shqiptarët e Shkupit, ta mbështesin Shilegovin edhe për një mandat katërvjeçar nuk mund të kuptohet ndryshe vetëm se rikthimi i “dashurisë” së hershme të dy subjekteve që lidhjet e para i kanë me ish-sistemin komunistë në Shqipëri dhe Maqedoni, përcjell ZYRTARE.net.
Për ata që nuk e dijnë partia nënë e LSDM-së, është Lidhja Komuniste e Maqedonisë, përderisa e Partisë Socialiste të Shqipërisë, është Partia e Punës e Shqipërisë (Partia Komuniste). Përshirja e Erion Velijat, në fushatën politike zgjedhore të LSDM-së, në Shkup, duke promovuar pjesët e Qendrës, është një fyerje e rëndë të cilën Veliaj, me apo pa vetëdija ua ka adresuar shqiptarëve të Shkupit. Shetitja me biçikletë e Veliajt, në hapësirën e mirë të rregulluar të Parkun e Qytetit, ku nuk mungonn shtigjet e gjëra dhe bukur të asfaltuara është edhe një tregues se Veliaj fare nuk e njeh realitetin e qytetit të Shkupit. Ose, të njëjtit me qëllim nga nikoqiri i është treguar pjesa e kartolinës së bukur të kryeqytetit.
Shkupi i vërtetë të cilën Petre Shilegovi, nuk ka guxuar t’ia prezantoj Erion Veliaj, është Gazi Baba, Serava, Dyqanxhiku e Dizhoni, po edhe Sahat Kulla dhe rrugicat e braktisura të Carshisë së Shkupit. Por edhe më gjerë, s’i Matka e Saraji. Zaten as vetë Shilegovi, në këto katër vite të kaluara nuk i ka vizituar këto lagje. Andaj nuk është e rastësishtme se videot promovues bëhen në kënde të gjelbërta dhe të gjëra ku ligji zbatohet dhe qyteti investon, shkruan ZYRTARE.net
Element i përbashkët tjerë të cilën e lidh Shilegovin dhe Veliajn, është se partitë e tyre amë (partitë komuniste), Shkupin dhe Tiranën e kanë zhveshur nga shumë elemente islame, gjegjësisht nga trashëgimia kulturore e cila ka datuara nga koha e Perandorisë Osmane. Ashtu sikur Lidhja Komuniste e Maqedonisë, e cila pas 1945 në Shkup, kryeti një gjenocid kulturore, anti-fetar, njëjtë edhe Partia Komuniste e Shqipërisë, në Tiranë, rrënoi dhjetëra xhami. Përderisa në Tiranë, komunistët e rënuan Xhaminë e Madhe (afër xhamisë së Et’hem Beu), në Shkup, shokët e tyre ia “thyen lapsin” xhamisë Jelen Kapan (te kompleksi i gjykatave)./ZYRTARE.NET/

















