Lajme
EMRAT/ Shoferi humbi kontrollin dhe makina përfundoi në humnerë, në gjendje të rëndë dy pasagjerët (VIDEO)

“Panorama.al” ka siguruar pamje nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot fshatin Vërçun të Pogradecit, ku një makinë tip “Ford” ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Mësohet se në drejtim të automjetit ishte 45-vjeçari Kastriot Guce, i cili ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy pasagjerët Xhanina dhe Mariglen Hoxha, që ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
NJOFTIMI
Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


















