Lajme
Sela: Dita e sotme, moment kthese

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas votimit ka deklaruar se për të si qytetar dhe për vendin dita e sotme, zgjedhjet lokale është një moment kthese për Maqedoninë e Veriut.
“Natyrisht se e mbarova obligimin qytetar. Për mua janë momente kthesash si qytetar, sepse ky duhet të jetë edhe qëllimi i zgjedhjeve. Ndryshimi e rrit konkurrencën, fton për përgjegjësi dhe në këtë formë duhet të jenë të udhëhequr të gjithë qytetarët kur të vendosin sot për të votuar”, tha Sela, transmeton TV21
















