Connect with us

Lajme

Detajet/ I torturuan dhe i rrahën, dyshohet se 10 persona grabitën banesën e biznesmenit

Publikuar

Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu, në zonën e Niklës, u grabit në orët e para të së dielës, ndërkohë që pjesëtarët e familjes u torturuan për të treguar se ku i mbanin shumat e parave apo sendet me vlerë.

Burime bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Çangut, e kanë lidhur dhe dhunuar atë, dhe më pas kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, që kapin shifrën e rreth 100 mijë eurove.

Në dëshminë e tij biznesmeni ka thënë se njëri prej autorëve ka qenë i veshur me uniformë policie.

Mësohet se Çangut i kanë prerë gishtin me gërshërë dhe i kanë shkaktuar dëmtime në kokë.

Çangu ka rrëfyer se personat e armatosur dhe me maska i kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar vazhdimisht kodin e kasafortës.

Ata e kanë kërcënuar Çangun, i cili fillimisht ka bërë rezistencë, dhe më pas ata e kanë hapur kasafortën me kaçavidë.

Në një rrëfim për mediat, ai tregoi se e kishin torturuar pasi kërkonin çelësin e kasafortës.

“Më gjuajti me kauçukun poshtë gushën. I thashë ca policie jeni?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gjuatën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda.

Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë.

Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë skam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me 2 mijë lekshe, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë.

Kishte nja 5-6 çelsa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë.

Më tha jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty.”, tha ai.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.