Connect with us

Lajme

Detaje nga lëkundjet e forta të tërmetit në Shqipëri, ja sa banesa u dëmtuan

Publikuar

Detaje nga lëkundjet e forta të tërmetit në vendin tonë: Janë dëmtuar 16 banesa

Mëngjesin e sotëm, qarku i Dibrës u trondit nga lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 4.7 që shkaktuan dëme në 16 banesa.

Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar  deri më tani disa banesa të dëmtuara pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:

-5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë

-3 banesa në njësinë administrative Ostren

-3 banesa në njësinë administrative Gjoric

-1 banesë në njësinë administrative Shupenzë

-1 banesë në njësinë administrative Bulqizë

-1 banesë në njësinë administrative Zerqan

Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh./ Top Channel

NA NDIQ NË FACEBOOK