Shqipëri
Denoncoi Ish deputetin e PS Alket Hysenin për grabitjen e pronave, kërcënohet me plumb familja Bua

VLORË– Familja e Irini Buas, e cila ka denoncuar më parë se i kanë grabitur pronat në zonën e Dhërmiut ka marrë një kërcënim përmes një plumbi. Mësohet se në oborrin e shtëpisë së familjes Bua është hedhur një plumb nga persona ende të paidentifikuar. Gjithashtu, bëhet me dije se të njëjtën persona u kanë vrarë edhe papagallin. Ende nuk një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje apo persona të arrestuar e të vënë nën hetim.
Tre vite më parë Irini Bua denoncoi se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë pronë të fituar me ligjin 7501. Irini Bua është një nga banorët e Dhërmiut, e cila denoncoi publikisht tr evite më parë socialistin Alket Hysenaj per grabitjen e tokës në bregdet dhe pretendon se i është marrë padrejtësisht dhe shpreson qe nje dite te gjeje drejtesi.
Gjithë prona është 22 mijë metra, 11 metra katrorë. Bua për këtë grabitje ka kallëzuar jo vetëm deputetin e Vlorës Alket Hyseni, por edhe kryeministrin Edi Rama për shpërdorim detyre për arsye se ka dhënë leje ndërtimi mbi pronën e marrë masë sigurie. Vetë Hyseni i mohoi këto akuza duke pretenduar se çdo pronë që zotëron e ka fituar në mënyrë të ligjshme.
(F.m/Dosja.al)
















