Sport
Delegacioni nga Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar viziton Kosovën

Drejtues të Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar (FISU), kanë ardhur në Kosovë për të bërë inspektimet për organizimin e Kampionatit Botëror të Hendbollit, që vitin e ardhshëm organizohet në Prishtinë nga Federata e Sportit Universitar (FSUNK).
Alejandro Guerra Urbistondo ,Serdar Eler nga FISU si dhe Nikola Vincetiq, Drejtor i Federatës së Sportit Universitar të Kroacisë kanë takuar drejtuesit e FSUNK-së, dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe janë pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.
Sekretari i përgjithshëm, ka shprehur gatishmërinë e KOK-ut për ta përkrahur organizimin e Kampionatit Botëror të Hendbollit, dhe vlersoi si njërën nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të organizuara ndonjëherë në vendin tonë.
Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll i cili do të mbahet nga datat 11 – 17 korrik 2022.
Federata e Sportit Universitar të Kosovës do të pres 32 ekipe universitare, dhe rreth 500 sportistë dhe studentë nga e gjithë bota.





















