Connect with us

Shqipëri

DEL KUNDËR BASHËS? Reagimi Alizotit: Në “anije” ka rënë zjarri, rrezikojmë ekzistencën si parti

Published

on

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti ka deklaruar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se rrezikohet ekzistenca e partisë nëse nuk adresohet problemi me foltoret e Sali Berishës, bëjnë me dije burime për “Panoramën”.

Në anije ka rënë zjarri. Rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi”, ka deklaruar Alizoti.

Drejtuesi politik i qarkut të Beratit është shprehur po ashtu se: “Nuk mund të shmangemi, të bëjmë sikur nuk ka krizë.

Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve”.

NA NDIQ NË FACEBOOK