SKENA
Degjeneron debati mes Mikelës dhe Jurgenit, përdoren fjalë të rënda

Një tjetër debat skandaloz është krijuar në emisionin Përputhen. Një prej konkurrentëve, Jurgeni ka ofenduar rëndë Mikelën.
I gjithë debati ka nisur pasi, Mikela ka publikuar disa mesazhe që Jurgeni i ka dërguar në privat.
Jurgeni është shprehur se i ka kërkuar Mikelës takim në mënyrë që t’i kërkojë ndjesë për situatën e krijuar pak javë më parë.
Nga ana tjetër, Mikela ka thënë se për të nuk vlen asgjë. Pas kësaj, Jurgeni ka kaluar në ofendime duke iu thënë Mikelës së e shet veten për 5 mijë lekë./ CNA.al
















