Connect with us

Lajme

Debati në Kuvend/ Rama akuza Bashës, kreu i PD sulmon Berishën

Published

on

Kryeministri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha u përfshinë sot në replika mes tyre, duke mos lënë mënjanë edhe akuzat apo batutat, që hera herës shkaktonin të qeshura.

Por ajo që ra në sy ishte kur në një moment, kreu demokrat e hapi lojën përtej akuzave në drejtim të Ramës dhe ministrave të tij, duke përfshirë në sulmin politik Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, që i konsideroi si brinjët e një trekëndëshi, bashkë me kreun e qeverisë.

Debatet

Rama: Nuk del dot nga zyra ti të takosh njerëzit e partisë tënde. Të paktën dili zot njerëzve të tu. Mos hajde këtu të ndysh shtëpitë e shqiptarëve, ul e ngri hajduta dhe kriminela se nuk ta ka borxh njeri Lulzim. Nuk ta ka fajin njeri për humbjen. Me këtë mënyrë të foluri, nuk të beson askush, je vetë arsyeja e humbjes. Jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë, për të respektuar ty dhe partinë tënde. Por që kjo të jetë partia më e bukur e lindjes, ‘Give me a break’. Ti mund të jesh lindja, por flit dhe bëhu burrë, mos u sill sikur je ende në pelenat e mjekut. Mos e përsërit më, nëse e provon që të jesh në gjendje kur t’i mbledhësh 50 bashkë jashtë mureve të SHQUP, hajde flasim prapë se si rrihet pranë njerëzve, eh të keqën vëllai se të kam xhan.

Basha: Të gjithë e kuptojnë ku e ke hallin? Ke hall ti sa demokrat mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaje të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën? Shko dhe ti në foltore. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallin tuaj. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve, as tëndin, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës. Dhe atyre që u vijnë mbrapa. Mua do të më kesh përballë, jo Sali Berishën. Mua që të munda në 2011-n. Unë nuk kam nevojë të të poshtëroj, sepse ti poshtëron veten, me fakte. Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Misioni im është të mos përsërisim gabimet dhe të mos bëjmë më kompromis me të keqen. Në fakt e kam edhe unë pjesën time të fajit që je aty. Por pjesën më të vogël, sepse pjesën më të madhe e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com