Connect with us

Lajme

Danella flet për ndërtimet e shumë banesave në Çair

Publikuar

Sa i përket problemit me parkingjet, Arsovska, tha se ka më shumë opsione për garazhet në kate.

“Njëra është që të jetë ndërtim i fortë. Mendoj se mund të ndodh për një kohë të shkurtë, ndërsa procesi i ndërtimit të tyre nuk merr kohë. Ka shembuj tjerë, ka zgjidhje montimi që mund të bëhet menjëherë. Duhet të mundësohet që njerëzit të kenë jetë kualitative. Nuk është ndonjë investim shumë i madh dhe i pa realizueshëm”, tha Danella.

Duke folur për ndërtimet e mëdha që bëhen, Danella, tha se qytetarët do të jenë të mbrojtur.

“Qyteti ka infrastrukturë që nuk mund ta përmbajë këtë rritje. Në më shumë lagje të Shkupit, keni vende ku për shkak se ndërtohet shumë, një pjesë e ndërtimeve nuk kanë shtypje për ujë. Këto janë probleme reale. Na duhet qasje deri tek Plani urbanistik”, deklaroi ajo.

Duke folur për ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në Çair, Danella tha se ajo është çështje e rëndë.

“Problemet duhet të zgjidhjen. Dikush ka mundësuar që aty të ketë objekt. Ato njerëz aty që jetojnë kanë problem real. Është me rëndësi se cili është rreziku për njerëzit që jetojnë në ato ndërtime. Cili është rreziku për jetën e tyre” deklaroi Danella, duke thënë se nëse ishte respektuar ligji, nuk do të kishte pasur ndërtime të tilla.

NA NDIQ NË FACEBOOK