Lajme
Danella Arsovska premton ndërtimin e rreth-rrotullimit në Saraj

Në vazhdën e takimeve me banorët e Sarajit, kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit Danella Arsovska pasi që ka vizituar fshatin Shishovë, Matkë e Gllumovë ka prezentuar edhe programin e saj për zhvillimin e kësaj komune, përcjell Derveni.info.
Ajo mes tjerash ka premtuar pastrimin e të gjitha deponive të egra përreth lumit Treska dhe Vardar si dhe ka garantuar ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për fshatrat Bukoviç, Llaskarcë e Kopanicë.
Për sa i përket infrastrukturës rrugore ajo ka premtuar edhe ndërtimin e rreth-rrotullimit në hyrje të Sarajit me çka do të lidhet Saraji me Kondovën dhe me autostradën. /Derveni.info


















