Connect with us

Lajme

Covid-19 në Shqipëri, 5 humbje jete dhe 508 raste të reja. Harta dhe situata në spitale

Published

on

Pesë pacientë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se qytetarët që humbën jetën janë 4 nga Tirana të moshës 60-78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina i moshës 75 vjeç.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 3074 testime, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 508 qytetarë, ndërkohë që janë shëruar 693 pacientë.

Rastet e reja janë evidentuar: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Në të gjithë vendin janë 6,682 pacientë aktivë.

Statistika (13 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 508
Të shëruar në 24 orë 693
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3074

Testime totale 1,246,320
Raste pozitive 176,172
Raste të shëruara 166,702
Raste Aktive 6,682
Humbje jete 2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3043
Durrës 810
Fier 644
Shkodër 528
Vlorë 287
Elbasan 291
Lezhë 237
Berat 222
Gjirokastër 203
Kukës 154
Korçë 146
Dibër 117

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com