Connect with us

Sport

Chiellini e Bonnuci thonë se ikja e Ronaldos i bëri mirë ekipit

Publikuar

Pasi Juventusi mposhti Zenitin në Ligën e Kampionëve, Chiellini pranoi se largimi i Ronaldos ndikoi në formën e skuadrës në fillim të sezonit, duke thënë se sulmuesi portugez duhej të ishte larguar në fillim të gushtit.

“Ne kishim arritur një pikë në marrëdhënie ku Cristiano kishte nevojë për stimuj të rinj dhe një ekip të ri që mund të luante për të, sepse kur gjen një ekip të tillë ai është vendimtar”, tha Chiellini.

“Ai u largua më 28 gusht, do të ishte më mirë për ne që të ishte larguar më herët”.

“Nëse ai do të ishte larguar më 1 gusht, ne do të kishim kohë për t’u përgatitur më mirë”, shtoi ai.

Bonucci po ashtu tha se Zonja e Vjetër po luan si një ekip pas largimit të Ronaldos nga Torino, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv.

“Në të kaluarën e afërt ne kishim humbur këtë karakteristikë nga Juve, ne po luanim me një kampion të madh dhe donim ta vendosnim atë në një pozicion që të bënte gjithmonë mirë, duke menduar se ai mund të zgjidhte të gjitha ndeshjet”, tha mbrojtësi.

“Këtë vit ne po rizbulojmë mënyrën e duhur që shërben për të rifilluar fitoret.”

Juventusit duket se nuk i ka lënë shenjë largimi i Ronaldos, pasi skuadra e Allegrit ka fituar gjashtë ndeshje radhazi në të gjitha garat, duke përfshirë tre fitore në Ligën e Kampionëve.

Shqipëri29 minutes ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme1 hour ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota4 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota4 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni5 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme6 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi7 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

NA NDIQ NË FACEBOOK