Connect with us

Lajme

Berisha: Do jem një nga kandidatët për kreun e PD

Publikuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha pohoi nga Foltorja e Kavajës se do të jetë një prej kandidatëve për postin e kreut të PD.

Berisha i ka bërë thirrje delegatëve që të firmosin mbi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, i cili duhet të miratojë ndryshimet statutore, që do të garantojnë demokracinë dhe sovranitetin në këtë parti.

Ish-Kryeministri deklaroi se Kuvendi do të garantojë rregullat për një garë të drejtë dhe të pastër për postin e kreut të PD, ku një nga kandidatët do të jetë edhe vetë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK