Lajme
Bekim Saliu: Me këtë dinamik Visarit i nevojiten 25 vite për t’i realizuar premtimet

Çairit I nevojitet Master Plan për të zgjidhur shumë probleme të cilat janë në komunë, përfshirë edhe problemet urbanistike.
Bekim Sali, duke e kundërshtuar kundërkandidatin Visar Ganiu, tha se Ganiu edhe katër vite më parë premtonte por nuk ka pasur dinamik në realizmin e premtimeve të tij.
“Nëse gjitha këto premtime realizohen pas 25 viteve sipas dinamikës që e përcjellin Ganiun, atëherë i bie që edhe mandati i ardhshëm të jetë planifikim, miratim, planifikim, miratim pro jo edhe realizim. Andaj ne jemi futur në garë për të thënë se Çairit i duhet një Master Plan, një projekt i madh për t’i dhënë zgjidhje konkrete problemeve për jetesë aty”, tha Bekim Sali.



















