Connect with us

Lajme

Batutat/ Rama-Bashës: O Lulzim mos bëj të fortin, dilu zot njerëzve të tu

Published

on

Në debat me kreun e PD-së, Lulzim Basha, Kryeministri Edi Rama tha se i takon akuzuesve të provojnë akuzat dhe jo të akuzuarit të provojë nëse e ka bërë ose jo atë për të cilën akuzohet.

Basha i tha Ramës se babëzia për pushtet e ka bërë që t’i erren sytë.

“Ke probleme me shifrat, ty të mbetet gjithmonë humbja. Qëndron në skenën politike vetëm për shkak të humbjes, atë e përgatit me duart e tua çdo ditë.

I dashur Lulzim, mua fondet e BE më pëlqejnë shumë, sikundër më pëlqejnë shumë fondet e të gjithë atyre që na ndihmuan. Atë fjalën hajdut që të ka mbirë në majë të gojës mate mirë, gëlltite.

Dilu zot njerëzve të tu, shko tako ato njerëzit e partisë tënde, që thua se ke mbështetjen e 95 %. Arsyeja që ti nuk fiton nuk janë as kriminelët dhe as bosët, por je ti. Ti gënjen veten tënde, mund të gënjesh edhe të tjerët, për disa kohë.

Dilu zot Lulzim njerëzve, bëju burrë, lind njëherë të vetme Lulzim dhe mos fol këtu sikur je ende në pelenat e mjekut”, iu drejtua Rama, kreut të PD-së.

Në vijim ai i tha “të ka ardhur çasti të bëhesh burrë, bëju njëherë të vetme. Ti s’mund të flasësh Lulzim për pazaret në zyrat e Kryebashkiakëve, as për përqindjet për lejet e ndërtimit, as për familjarët e përfshirë në punë dhe vendime”.

“Kur vjen këtu dhe bën të fortin e para njëherë kujtoju mirë se çfarë ke bërë. Sa gjëra dinë për ty ato që ke rrotull o Lulzim, ndaj kujdes herë tjetër kur vjen si i fortë, aman na i kurse këtë”, tha Rama.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com