Connect with us

Lajme

Basha: Rama-Meta-Berisha si trekëndëshi i Bermudës, i keni ditët e numëruara

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në replikë me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, tha se Rama, Meta e Berisha, janë si tre brinjët e trekëndëshit të Bermudës.

“Shko dhe ti në foltore ose nis foltoren tënde, bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallet. Unë jam këtu për të qartë hallet e popullit as të Berishës, as të tuat e as të Metës. thuaje që të ka marrë malli për Berishën dhe Metën, por mua do më kesh përballë, që siç të munda në 2011-ën do të të mund prapë”, tha Basha.

“Mos u kap te trekëndëshi i Bermudës megjithëse je një nga brinjët, koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund”, shtoi më tej Basha.

“Ka një betejë me llumin e 30 viteve tranzicion, koka i të cilit je ti”, akuzoi Basha-kryeministrin, i cili tha më tej se është i vendosur për të pastruar llumin në politikë në të gjitha kampet.

“Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara, një nga një brinjët do të bien”, u shpreh Basha.

Kryeopozitari apeloi qeverinë që të votojë nismën e PD për vetingun në politikë.

“Bëhu ti burrë njëherë në jetën tënde dhe voto vettingun e politikanëve. Ndryshe nga rregulli i vjetër mos ta fillojmë nga plaku, por nga i riu. E bëj unë i pari, në të gjithë kompetencat e tij, pastaj ti i dyti dhe në fund të gjithë politikanët. E ke të thjeshtë. Do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu, ku të ka shteruar edhe mundësia për të mos përsëritur figurat letrare, e ke të thjeshtë, voto vettingun në politikë. Lëri punët e demokratëve se i kanë punët e qarta”, tha Basha.

NA NDIQ NË FACEBOOK