Connect with us

Lajme

Basha heq Nokën si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, paralajmëron përjashtimin nga Grupi

Publikuar

Kreu demokrat Lulzim Basha ka paralajmëruar përjashtimin e Flamur Nokës nga Grupi Parlamentar i PD, ndërsa e ka larguar si nënkryetar nga Komisioni parlamentar i Sigurisë.

“Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar”, thuhet në një njoftim zyrtar nga PD.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena.

“Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama”, thuhet në reagimin zyrtar.

NA NDIQ NË FACEBOOK