Shqipëri
Basha e mori me shumë bujë edhe Floriana Garo i del kundër: Nuk mora një…

Moderatorja Floriana Garo ka treguar përvojën e saj si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
E ftuar në Opinion, Garo tha se nga përvoja e saj e shkurtër ka parë një mbyllje të Partisë Demokratike, ku gjithçka zhvillohej mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt.
Pjesë nga diskutimi në studio
Garo: Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty …
Zheji: Kishe hapësira pafund…
Garo: Ku i dije ti?
Zheji: Unë i kam parë, jam komunikator. Ishe një nga perlat e fushatës së zotit Basha. Dhe na kënaqi që gjithëve kjo.
Garo: Ti po flet për mua, nuk është normale kjo? Unë po them të vërtetën.
Zheji: E di sa e zilepsur ke qenë ti?
Garo: Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip, dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam patur asnjë lloj feed back-u pas fushatës .
Fevziu: Çfarë do të thotë feed back?
Garo:Një telefonatë nga Zoti Basha, një telefonatë nga ekipi.
Fevziu: Nuk u mblodhët ju?
Garo: Asnjë gjë. Dhe mua më është dukur shumë e çuditshme, sepse njeriu thotë… madje dhe një lloj inkurajimi të ekipit, çfarë ka ndodhur dhe çfarë do bëjmë. Asgjë
















