Connect with us

Sport

Barcelona në krizë të thellë, ja arsyeja

Publikuar

më

Barcelona e Ronald Koemanit jep pak shpesë. “Blaugranat” u mposhtën 2-0 nga Atletico e Madridit në “Wanda Metropolitano”, ku rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, nëse “Los Colchoneros” do t’i shfrytëzonin më mirë kundërsulmet.

Francezi Lemar në minutën e 23-të dhe Suarez në fundin e pjesës së parë tundën rrjetën e portës së mbrojtur nga ter Stegen, duke asistuar njëri-tjetrin. Një hakmarrje e ëmbël nga sulmuesi uruguaian, ish i Barçës, sidomos ndaj trajnerit holandez, të cilin e ka sulmuar hapur për mënyrën sesi e trajtoi para se të largohej drejt Atleticos.

E dobët forca goditëse e Barcelonës, që përtej volumit të madh të lojës dhe superioritetit në qarkullimin e topit goditi në pak raste portën e Atleticos. Vlen për t’u përmendur rasti i pastër i humbur nga Coutinho dhe disa shkëndija të dhëna nga Ansu Fati, i hedhur në fushë në minutën e 64-t pikërisht në vend të mesfushorit brazilian (Coutinho).

Tri humbje në gjashtë ndeshjet e fundit për Barcelonën, me serinë negative të nisur në sfidën e parë të Championit ndaj Bayernit. Në tri takimet e tjera, dy barazime dhe vetëm një fitore në LaLiga. Barcelona me këto rezultate është në krizë të thellë, por Laporta para ndeshjes deklaroi se çfarëdo që të ndodhte, Koeman do të vazhdonte të ishte trajner i “blaugranave”. Ambienti te Barcelona është i trazuar, e ardhmja e afërt parashikohet e zymtë./tch

Advertisement
Shqipëri5 minutes ago

Irani refuzon kategorikisht bisedimet bërthamore me SHBA-në: Nuk jemi aspak në atë fazë

Kosovë5 minutes ago

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende në kërkim

Maqedoni20 minutes ago

VMRO: Pas çështjes “Alta Banka” qëndrojnë interesat e biznesit të LSDM-së dhe BDI-së

Kosovë1 hour ago

Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena

Maqedoni1 hour ago

Dallimi kryesor është se ligji lejon përdorimin e gomave dimërore ose gomave verore me zinxhirë bore, por me kushte të ndryshme

Shqipëri2 hours ago

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministri nuk ia pranon: Ç’punë ke ti me këtë çështje?

Kosovë3 hours ago

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë

Bota4 hours ago

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

Kosovë5 hours ago

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Kosovë8 hours ago

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Maqedoni9 hours ago

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!

Shqipëri10 hours ago

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

NA NDIQ NË FACEBOOK