Sport
Barcelona lejohet ta mbush stadiumin me kapacitet të plotë prej 99 mijë tifozëve

Barcelona mund ta mbush stadiumin e tyre me kapacitet të plotë të tifozëve për ndeshjet kryesore të Ligës së Kampionëve dhe La Ligës, pasi autoritetet e Katalonjës lehtësuan masat antiCOVID.
Deri tani, kapaciteti maksimal për pjesëmarrje në stadium ishte 60 përqind.
“Pas një viti e gjysmë pa lojëra, pastaj lojëra në një stadium të zbrazët, pastaj lojëra me kufizime të rënda, më në fund ka ardhur koha kur stadiumi i Barcelonës mund të mbushet edhe një herë me kapacitet”, shkroi klubi i Barcelonës në një komunikatë.
Ndeshja e parë në Camp Nou me 99 mijë vende në dispozicion do të jetë të dielën kundër Valencias.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte lobuar që kufizimet të hiqen, shkruan France24, transmeton Klankosova.tv.
Masa vjen në një kohë kur rastet e COVID-19 në Spanjë kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët që nga korriku 2020.






















