Connect with us

Lajme

“Avionë nga Kukësi në Sarandë”, projektin e Ballukut e merr era. Anulohet koncesioni i aereoportit të Sarandës

Published

on

Nga Boldnews.al

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi pak javë më parë se kuksianët dhe sarandjotët do të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin me avionë. Por, disa javë më pas, projektin e ka marrë era!

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se koncesioni është anuluar. Asnjë firmë nuk ka shfaqur interes, duke rrëzuar pompozitetin e ministres, e cila ka deklaruar se në këtë mandat në Shqipëri do të ndërtohen disa aeroporte.

“Mund të udhëtohet edhe nga Kukësi në Sarandë. Edhe për pushime. Qytetarët e veriut apo ata nga Kosova dhe të tjerë mund të fluturojnë nga Kukësi në Sarandë” do të deklaronte Balluku në momentin e hapjes së koncesionit. Por, sërish vetë ka njoftuar se projekti është anuluar.

Faksimile: Njoftimi i anulimit të koncesionit të Aeroportit të Sarandës të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës në APP

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, ministria ka shpallur një njoftim në Agjencinë e Prokurimit Publik. “Njoftim anulimi i objektit të kontratës dhënie me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit të Sarandës” thuhet në dokument.

Sipas tij, vlera e parashikuar e projektit sipas studimit të fizibilitetit është 34,320,000 euro. “Arsyet e anulimit, bazuar në ligjin ‘për koncesionet dhe partneritetin publik privat’, për arsye se në këtë procedurë konkurruese nuk është dorëzuar asnjë ofertë brenda afateve kohore, pra nuk ka patur pjesëmarrës në garë” thuhet në njoftim.

Por, në atë kohë Balluku do të deklaronte se Shqipëria do të bëhet një supërfuqi ajrore, ku “Aeroporti i Sarandës dhe dy aeroportit e tjera do i shtohen kësaj hapësire se zhvillimi i aviacionit është kolonë e fortë”. Madje, deklaronte se Saranda është me interes të shtuar, pasi priste që të kishte 1 milionë pasagjerë dhe se “kjo është shifra më e pakët skenari bazik”.

Duket se skenari i parë i Ballukut ka dështuar, ndërsa duhet të ketë menduar medeomos diçka. A të jetë sërish një lojë për t’ia falur ndonjë oligarku, të cilët kanë marrë në koncesion porte dhe fshatra turistikë në jug të Shqipërisë?

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com