Lajme
Ashpërsohet debati në TVM2, Ganiu i thotë Salit: Ti ke qenë BDI! (VIDEO)

Me tona të ashpra ka kaluar debate zgjedhor me kandidatët për kryetar të komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Bekim Sali në TVM2. Ganiu e ka kritikuar kunderkandidatin e tij se një kohë ka qenë BDI. Sali nga ana tjetërmohoi një gjë të tillë, duke thënë se ka vetëm raporte miqsore me Bujar Osmanin.
Në emisionin e udhëhequr nga gazetari Ersan Pajaziti, Ganiu ka theksuar se Alternativa ka pasur drejtorin e tyre në Inspektoriatin Shtetëror dhe nuk ka intervenuar asnjëherë. Sali nga an tjetër ka thënë se a janë në gjumë prej 16 viteve inspektorët e komunal të Çairit.

















