Lajme
ASH-AAA sot në Çashkë, mbështetje për listën dhe kandidatin e përbashkët shqiptar

Deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë qëndruar sot në Jabollçishtë, për ti dhënë mbështetje kandidatit të vetëm shqiptarë dhe listës së përbashkët të shqiptarëve për këshillin komunal. Në këtë komunë, me qëllim të unifikimit të votës shqiptare dhe për të mundësuar për herë të parë fitoren e një kryetari shqiptar, opozita shqiptare tërhoqi kandidatin e saj duke mbështetur kandidatin e vetëm, ndërsa arriti marëveshje me partitë e tjera për të garuar me listë të përbashkët.
“Sot në Jabollçishtë në mbështetje të kandidatit dhe listës së përbashkët të shqiptarëve për Komunën e Çashkës!
Thirrje deri te gjithë ata që ende nuk janë bashkuar rreth kësaj vatre që të kthehen aty ku i thërrasin vëllezërit e gjakut! Një ftesë enkas për banorët e Jabollçishtit të epërm e të poshtër si dhe fshatit Vranovc i epërm!”, ka shkruar deputeti Elmi Aziri në facebook./in7.tv/















