Connect with us

Lajme

Arsovska: Do të sigurojmë ujë të pijshëm për fshatrat e Sarajit

Publikuar

Kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit, Danella Arsovska ka premtuar se gjatë mandatit të saj do të siguroj ujë për fshatrat e Sarajit të cilët me vite kanë mungesën e ujit të pijshëm.

“Rashçja, LLaskarca, Bukoviçi nuk kanë ujë me muaj dhe për ata është e patjetërsueshme dhe me urgjencë të gjendet zgjidhje pasi njerëzit atje nuk kanë kohë për të pritur. Nuk është e mundur që në shekullin 21 të ketë vende në kryeqytet me mungesë të ujit”, tha Arsovska.

Danella Arsovska kandidon si e pavarur në qytetin e Shkupit ndërsa e ka mbështetjen e opozitës shqiptare ASH-AA./Zyrtare.nt/

NA NDIQ NË FACEBOOK