Connect with us

Sport

Arsenali fiton me lehtësi kundër Aston Villas (VIDEO)

Published

on

Arsenali e ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-1, në kuadër të javës së nëntë në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e shënuan vendasit, me Thomas në minutën e 23-të, teksa Pierre-Emeric Aubameyang e dyfishoi epërsinë në minutën e 45+6, me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe njëherë me Emile Smith-Roëe në minutën e 56-të, teksa golin e vetëm për Aston Villan e shënoi Jacob Ramsey në minutën e 82-të.

Arsenali pas kësaj fitore kalon në pozitën e nëntë me 14 pikë pas nëntë ndeshjeve.

Teksa, Aston Villa pas humbjes në vendin e 13-të, me 10 pikë. /Klankosova.tv/.