Connect with us

Lajme

Arrestohet 20 vjeçari nga Tetova, refuzoi të legjitimohet dhe tentoi t’i shtyp policët

Publikuar

Policia e Tetovës informon se dje është arrestuar  një 20-të vjeçar i cili është munduar të shkelë nëpunësit policor.  I riu së pari ka refuzuar të legjitimohet, ndërsa pastaj e ka nisur automjetin.

“Rreth orës 21:50, në rrugën “Mihajlo Rajçeviq” në Tetovë, nëpunësit policor të SPB-së Tetovë e arrestuan një tetovar 20 vjeçar A.M.,  i cili njëzet minuta para ngjarjes ka refuzuar të legjitimohet dhe është sjell në mënyrë agresive ndaj tyre në rrugën “Boris Kidriç”. Atje ka qenë i parkuar me automjetin e tij  “folksuagen pasat” me targa të Tetovës. Për një moment ai e ka nisur automjetin dhe është mundur t’i shkelë nëpunësit policor. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK