Sport
Armando Broja bëhet lojtari i parë shqiptar që shënon në Premier League

Armando Broja e ka shënuar golin e parë në Premier League me Southamptonin kundër Leeds United.
Broja me këtë gol bëhet shqiptari i parë që shënon në elitën e futbollit anglez.
Për këtë ka shkruar edhe në Twitter edhe faqja zyrtare e Premier League.
“Goli që fitoi ndeshjen për Southampton ishte goli i parë i shënuar nga një lojtar shqiptar në #PL”, ka shkruar në Twitter Premier League.
Broja është i huazuar te skuadra e Southamptonit nga Chelsea deri në fund të sezonit. /Klankosova.tv/.
?? @armandobroja9‘s winner for Southampton was the first ever goal scored by an Albanian player in the #PL#SOULEE pic.twitter.com/YtNTcnSkq7
— Premier League (@premierleague) October 16, 2021




















