Lajme
Arianit Hoxha: Fitojmë në Tetovë, Tearcë dhe Zhelinë

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa në konferencë për shtyp tha se partia e tyre ka fituar në disa vende që nga raundi i parë ndërsa në disa të tjera shkon në raundin e dytë.
“Kemi fituar që në rrethin e parë në malësinë e Tetovës: Brodec, Bozovcë, Sellcë. Në Poroj, në Xhepçisht. Në Komunëne Tearcës shkojmë në rundin e dytë. Në Zhelinë mbetemi të parët. Në Tetovë pra shkojmë në raundin e dytë.” tha Hoxha.
















