Lajme
Argjent Gura: Programi jonë buron nga nevojat reale që kanë banorët e komunës së Bërvenicës

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Bërvenicës, Argjent Gura në TV Klan Maqedoni, tha se gjatë hartimit të platformës në vazhdimësi ata janë konsulltuar me njerëzit dhe banorët e vendeve, prej ku kanë marrë edhe nevojat reale që ata i kanë.
“Jemi këtu për të folur për projekte reale por edhe ideale kombëtare. Çdo punë të cilën e nis e marrë me seriozitet dhe dëshirojë ta qojë deri në fund.Reklame
Dhe janë vetëm dy rrugë në këtë projektin tonë suksesi apo dështimi: lehtësimi i jetës së qytetarëve për ne do të ishte sukses ndërsa vështirësimi i jetës së tyre është dështim. Sot për mua Gurgunica shqiptare, Tenova dhe Radiovca besnike, Miletina e shokëve të mi dhe Çellopeku i vendlindjes time kanë shumë më shumë rëndësi se Berlini, Brukseli dhe Uashingtoni sepse këtu jetojmë dhe këtu mund të ndihmojmë”, ka deklaruar Argjent Gura në Klan Maqedoni.
Gura përmendi projektet që priten të realizohen, ku tha se do të ketë llogaridhënie për çdo transakcion, administrat komunale efikase, punëtorët e komunës në orarin e punës brenda në komunë, ujë i pijshëm në çdo venbanim si dhe projekte tjera./in7.tv


















