Connect with us

Sport

Ardit Iljazi bën shou pas fitores së Shkupit ndaj Bregallnicës

Published

on

FC Shkupi shkatërroi Bregallnicën në ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor, duke e mundur skuadrën nga Shtipi me rezultatin e thellë 5:0. Bardhekaltërit mundeshin edhe me më shumë gola ta mbyllin këtë përballje, por rastet që kishin pas golit të 5-të nuk u konkretizuan.

Gjithsesi, pas fërshëllimës së fundit të arbitrit kryesor, festa ishte për Shkupin, me futbollistët dhe tifozët që festuan së bashku këtë fitore të thellë, ndërsa “shou”-n e udhëhiqte futbollisti Ardit Iljazi që në dorë mbante tabelën e zëvendësimeve me numrin 5 dhe 0.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com