Lajme
Anketë e re nga CRPC: Milikije Halimi fiton bindshëm më 31 tetor në Haraçinë

Kandidatja për kryetar të Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM -së, Milikije Halimi do ta udhëheq komunën edhe për katër vitet e ardhshme. Kështu thonë rezultatet e anketës së realizuar nga Qendra për Hulumtime Politike dhe Komunikim (CRPC).
Në këtë komunë, nga gjithsej 115 të anketuar, 35,65% janë përgjigjur se do të votojnë për kandidaten e LSDM-së Halimi, ose 41 votues për të në numër. Për kundërshtarin Ridvan Ibraimi nga BDI nga numri i përgjithshëm i të anketuarve do të votonin 38 votues ose 33,04%. Marzhi i gabimit të anketës është nga 2,5 në 3%.















