Connect with us

Ndryshe

Angli/ Martohet Jetmir Buçpapaj, u përfshi në grabitjen 53 milion paund

Publikuar

Gazeta angleze The People të cilës i referohet Top Channel shkruan se një shqiptar me origjinë nga Tropoja i përfshirë në grabitjen më të madhe në Britaninë e Madhe, disa muaj pas lirimit është martuar.

Jetmir Buçpapa u burgos së bashku me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e Securitas në Tonbridge, Kent.

Mbi 30 milionë funte ende mungojnë, por Buçpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte bërë asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund. Banditi shqiptar, 41 vjeç, u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë, shkruan “the People”, raporton Top Channel.

Ai u lirua nga burgu i Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua më pas. Gruaja e parë britanike e Buçpapës, Rebecca, ishte zotuar se do t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte brenda në burg.

Ditën e Vitit të Ri, Buçpapaj u martua me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropoje, në një festë luksoze, shkruan The People. Fotot i tregojnë ata duke pozuar me dashuri në një shtëpi madhështore. Më pas ata u nisën për në muajin e mjaltit. Besiana, 34 vjeç, nuk pranoi të tregonte për gazetën se ku, por tha se ishte “shumë e veçantë”.

Një burim për The People, në Shqipëri tha: “Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij”.

Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit të paraqitur si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij. Ata lidhën gjithashtu 14 punonjës nën kërcënimin e armëve. Detektivi Patrick Milford, nga Policia e Kent, tha: “Ne vazhdojmë të apelojmë për informacion.