Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti nga Kërçova: Vazhdojmë kapitullin e ri me Fatmir Deharin

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Kërçovë ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Deharin dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Gazmend Jusufin, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Kërçovës.

Banorëve të Kërçovës me këtë rast iu drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Fatmir Dehari dhe bartësi i listës së këshilltarëve Gazmend Jusufi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen ndaj kandidaturës së Fatmir Deharit duke e vlerësuar lartë punën e tij të dëshmuar në krye të komunës.

“Jam sot këtu me të gjithë së bashku për të dhënë përkrahje Fatmir Deharit. Jemi me ju për 20 vite me rradhë që të dalim faqebardhë në të gjitha fushëveprimtaritë. Ky është mandat për shkëlqim sepse Agjenda e blertë tërë sistemimin e ambientit të projektuar në të gjitha sferat pritet epilogu përfundimtar të fillojnë punimet dhe fshatrat e qyteti jonë të lulëzojë. Në projekt e sipër është gazifikimi që vitin e ardhshëm të depërojë në Kërçovë që ndihmon Agjendën tonë të mos ndotet ajri. Mbi shpatullat e mia ka përgjegjësi të mëdha në përzgjedhjen e kuadrove përfshirë dhe Fatmir Deharin. Unë shfrytëzoj tre instanca, bazën-degën, qendrën ku jam dhe unë si dhe popullin. Dhe unë e respektoj vullnetin e shumicës së popullit sepse ky është kapitulli i ri”, ka theksuar kryetari i BDI-së Ahmeti.

Kryeparlamentari Xhaferi në këtë tubim tha se kërçovarët edhe në këto zgjedhje do të dinë të bëjnë dallimin dhe të veprojnë drejtë e të votojnë blertë.

“Gjithë jemi të vendosur që fitoren ta vazhdojmë duke vepruar drejtë si kemi vepruar drejtë në gjitha ciklet zgjedhore. Kërçova udhëkryqet i ka drejtuar që moti, rruga e saj është vetëm BDI dhe numri 3, të vazhdojë me birin e vet që ka ditur të udhëheqë komunën pa i dalluar qytetarët. Andaj, jam i bindur që kërçovarët edhe në këto zgjedhje do të dinë të veprojnë drejtë dhe të votojnë blertë”, tha para qytetarëve Xhaferi.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com