Connect with us

Sport

Aguero dhe Dembele kthehen nga lëndimi

Publikuar

Barcelona është rikthyer në stërvitje të hënën pasdite, pasi trajneri Ronald Koeman iu ka dhënë katër ditë pushim lojtarëve.

Koeman tani do të ketë më shumë opsione në sulm, pasi janë kthyer nga lëndimi Sergio Aguero dhe Ousmane Dembele.

Dyshja ishin pjesë e stërvitjes të hënën ndërsa u bashkuan në seancë me pjesën tjetër të shokëve të tyre të skuadrës.

“Ju duhet t’i jepni Koeman besim sepse lojtarët e dëmtuar do të shërohen”, tha presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Aguero ende nuk ka debutuar për Barcelonën që nga transferimi i tij nga Manchester City, por kjo ka rritur akoma më shumë pritshmërit duke e pasur parasysh formën e dobët që Barcelona ka treguar deri më tani këtë sezon.

Gjatë dy sezoneve të tij të fundit me Cityn, Aguero humbi 51 ndeshje për shkak të një mori problemesh të ndryshme dhe pavarësisht nga cilësia që ai posedon ka pikëpyetje mbi problemet fizike, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Të dy lojtarët tani kanë mundësinë të tregojnë se janë në një pozicion për të konkurruar në një nivel të kërkuar nga Camp Nou, dhe kthimi i dyshes është një lajm fantastik për Koeman.

NA NDIQ NË FACEBOOK